
BOURNEMOUTH, ENGLAND - JANUARY 03: Granit Xhaka of Arsenal celebrates during the Premier League match between AFC Bournemouth and Arsenal at Vitality Stadium on January 3, 2017 in Bournemouth, England. (Photo by Catherine Ivill - AMA/Getty Images)
Granit Xhaka beson se disfata 10 me 2 kundër Bayern Munichut nuk e reflekton në të vërtetë ndeshjen, gjë e cila është duke e lënduar atë më së shumti.
Arsenali u shkatërrua nga gjermanët si në “Allianz Arena” ashtu edhe në takimin e dytë në “Emirates” të Londrës, shkruan portali arbresh.info.
“Kam pasur një ndjenjë të mirë para ndeshjes”, tha fillimisht Xhaka për faqen zyrtare të gjigantin londinez.
“Ne dëshironim të arrijmë diçka, ta kthejmë ëndrrën në realitet. Ne e dinim që do të ishte shumë e vështirë për të shënuar kundër Bayernit, por ne e nisëm shumë mirë ndeshjen dhe mendoj që ishim një skuadër më e mirë gjatë pjesë së parë”
“Të gjithë shfaqën pasionin e vërtetë, vendosmërinë dhe luftën. Ne ishim të gjithë për njëri-tjetrin duke dhënë gjithçka, por ata siguruan penalti dhe më pas u shfaq edhe kartoni i kuq. Pasi ata shënuan, gjërat u vështirësuan edhe më shumë. Por, rezultati 5 me 1 ishte i rëndë”
“Duhet të përpiqemi për ta harruar këtë. Pasi shkova në shtëpi mendova shumë për këtë, se çfarë shkoi dhe çfarë jo. Rezultati tregon që Bayerni dominoi në lojë, por në realitet nuk ishte ashtu. Kjo është ajo që më dhemb më së shumti”, shtoi Xhaka./arbresh.info.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit