Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati përmes një statusi në Facebook ka mirëpritur rikonfirmimin e Këshillit Evropian për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Këshilli Europian rikonfirmon qartazi perspektivën europiane të rajonit tonë dhe thekson rëndësinë e përparimit në rrugën e reformave. Mirëpresim fokusin ndaj Ballkanit Perëndimor si një rajon jetik për BE-në dhe sigurinë kolektive dhe vëmendjen e përqendruar të shteteve anëtare, që evidenton vlerën e shtuar të rajonit për familjen europiane” shkruan Bushati.
Po sipas tij theksi vihet tek vazhdimi me vendosmëri i reformave, duke kërkuar nga opozita që të heqë dorë nga çadra e t’i hapet rruga jetësimit të një reforme thelbësore për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
“BE po e thotë çdo ditë troç se hapi i ardhshëm i Shqipërisë – hapja e negociatave – varet nga zbatimi i reformës së sistemit të drejtësisë, në veçanti zbatimi i procesit të vettingut. Është koha që të hiqet dorë nga loja me lufta nga çadra e t’i hapet rruga jetësimit të një reforme thelbësore për demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, shkruan ndër të tjera Bushati, shkruan Top Channel.
Statusin e tij Bushati e mbyll me kërkesën për të krijuar sa më parë organet e vettingut, çka do të t’i jepte edhe një sinjal partnerëve për vullnetin për të vendosur sundimin e ligjit në vend.
“Krijimi i organeve të vettingut nga Kuvendi do t’i jepte një sinjal të qartë partnerëve tanë europiane mbi vullnetin tonë për të vendosur sundimin e ligjit në vend. Interesi kombëtar e bën edhe më urgjente këtë hap në këtë kohë të trazuar në rajon. #PunëJoBroçkulla”, shkruan Bushati.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...