Viteve të fundit Twitter ishte cak i goditjeve se nuk po bën sa duhet për të parandaluar përmbajtje të pakontrolluar në rrjetin e tij shoqëror, por kohët e fundit kompania po ecën në këtë drejtim, madje edhe kanë publikuar disa mjete për të zgjedhur probleme të caktuara.
Twitter tash teston funksionin, i cili paralajmëron shfrytëzuesit nëse dëshirojnë të vizitojnë profilin për të cilin konsiderohet se ka “përmbajtje veçanërisht të ndjeshme”.
Po ashtu Twitter ofron mundësinë nëse nuk ju pëlqen diçka që dikush e thotë, atëherë nuk duhet ta lexoni, andaj rrjeti shoqëror do të paralajmërojë shfrytëzuesit se ky rrjet shoqëror është vend i sigurt për të gjithë, transmeton KosovaPress.
Ideja është që tash përdoruesit të kenë mundësinë që të përzgjedhin nëse dëshirojnë të vazhdojnë tutje ose jo, andaj nuk mund të thuhet se nuk ishin të paparalajmëruar.
Kjo ka të bëjë me të gjitha llojet e përmbajtjes, të cilat konsiderohen si të ndjeshme, andaj në themelet bazike bëhet fjalë për zgjerimin e filtrit. TechCrunch raporton se testimi i këtij funksioni është pjesë e përpjekjeve të Twitter-it që ta bëjnë rrjetin shoqëror më të sigurt.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...