Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Vitomiricë të Pejës, pasi që kishte dashur t’i korruptonte policët me 5 euro.
Sipas Policisë i dyshuari është i përkatësisë boshnjake dhe me shtetësi të Malit të Zi.
Siç raporton Policia i dyshuari me qëllimin të mosshqiptimit të gjobës për kundërvajtje në trafik, u ka ofruar zyrtarëve policorë një bankënotë prej 5 euro.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit i është konfiskuar letërnjoftimi i lëshuar nga Mali i Zi derisa të paraqitet para Gjykatës Themelore në Pejë.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së