Pas deklarimeve pro dhe kundër votimit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, është deklaruar edhe grupi parlamentar 6+.
Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje i ka thënë lajmi.net, se grupi parlamentar 6+ çdoherë e ka përkrahur formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Ne si grup parlamentar që nga fillimi gjithmonë e kemi përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Balje.
Më pas, Balje deklaroi se 6+ do të votojë pro Ushtrisë së Kosovës, e cila tha se kjo nismë është shumë e rëndësishme dhe vendi ka nevojë për Ushtri.
“Andaj ne do të votojmë pro pasi ne mendojmë se është shumë e rëndësishme për neve dhe Kosova më të vërtetë ka nevojë për Ushtri”, ka deputetja Balje.
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...