Të paktën dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është në gjendje kritike pasi persona të armatosur hapën zjarr në Bazel të Zvicrës.
Sulmi ndodhi në një kafene në pjesën e qytetit të njohur si Kleinbasel, transmeton portali arbresh.info.
Dy persona të armatosur hynë në kafene dhe hapën zjarr ndaj njerëzve.
“Hetimi i kryer nga departamenti i hetimin kriminal zbuloi që dy burra kanë hyrë në Cafe 56 dhe hapën zjarr disa here”, citon AP prokurorin zviceran të ketë thënë.
Policia është lajmëruar menjëherë nga kalimtarët, por në kohën kur ata arritën në kafene të dyshuarit kishin ikur në drejtim të stacionit hekurudhor.
Policia është vënë në kërkim të të dyshuarve./Arbresh.info
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...