Sipas një studimi të fundit, shkaktarë për vdekjen e më shumë se 400 mijë personave në vit në Shtetet e Bashkuara, mund të jetë kequshqyerja.
Studiuesit kanë theksuar se ushqimi jo i shëndetshëm është shkakëtari kryesorë i sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve tjera të ngjajshme, transmeton portali arbresh.info.
Sipas tyre problemi është i dyfishtë, pasi amerikanët preferojnë të ushqehen me gjëra të kripura shumë, me shumë yndyrë, pa sheqer dhe nuk konsumojnë mjaftueshëm fruta, perime apo drithëra.
“Konsumi i mangët i ushqimeve, si arrat, perimet, drithërat dhe frutat janë shkaktari kryesorë i sëmundjeve të zemrës”, ka thëë autori i studimit, Ashkan Afshin nga Universiteti i Uashingtonit.
Ai ka shtuar se nëse amerikanët do të ndryshonin mënyrën e të ushqyerit shumë jetë do të mund të shpëtoheshin./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...