Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe Klinika e Neonatologjisë në QKUK kanë pranuar donacion e dytë të medikamenteve në vlerë rreth 240,000 dollarë amërikan.
Sipas njoftimit për media nga fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, ky donacion vjen si rezutat i bashkëpunimit të suksesshëm në të këtij foadacioni dhe organizatës ndërkombëtare Direct Relief, si dhe institucioneve shëndetësore sic janë Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë .
“Nevoja për medikamente është e përhershme në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor dhe ne konsiderojmë se bashkëpunimi i qëndrueshëm me organizatat ndërkombëtare të dedikuara në përmbushjen e nevojave mjekësore të popullsisë në shtetet në zhvillim është më se e rëndësishme,” ka theksuar Dafina Krasniqi, koordinatore e programeve në fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.”
Ky donacion, i dyti me radhë i realizuar nga organizata Direct Relief, përmes partnerit vendor Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, falë marrëveshjes së lidhur vitin e kaluar, marrëveshje kjo që siguron dhurimin e materialeve mjekësore në mënyrë të vazhdueshme në Kosovë. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë do të sigurojë pranimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, dhe shpërndarjen e donacioneve të pranuara.
Ndryshe, Direct Relief është një organizate jo-fitimprurëse, bazuar në SHBA, e cila punon për përmbushjen e nevojave të partnerëve të saj për medikamente esenciale, materiale, dhe pajisje, me fokus të veçantë në shtetet ne zhvillim. Arritja e kontigjentit të dytë në Kosovë u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork. /Arbresh.info/
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...
Vëllai i Liridona Ademajt reagon një ditë para shpalljes së ...
Provimi i maturës me korniza të reja
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...