Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, priti në takim informues Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Constantina Athanassiadou.
Sipas komunikatës së dërguar nga Ministria e Integrimit Evropian, në takim është diskutuar avancimi me agjendën evropiane të Kosovës, respektivisht, procesi i krijimit të strukturave institucionale dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjenda Evropiane e Reformave, programet e BE-së dhe finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave.
“Ahmetaj shfaqi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, jo vetëm në fushën e integrimit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe nismave rajonale”, thuhet në komunikatë.
Ambasadorja Athanassiadou, nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Greqisë dhe ndihmën e pa rezervë në rrugën integruese të Kosovës dhe ofroi mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete në fusha të ndryshme./Arbresh.info
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë
Plani me 10 pika, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nu...
KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së vo...
Tahiri: 23 kandidatë në garë për KGJK, intervistat të martën...
Slot para ndeshjes me PSG: Nëse kemi ato 20 minuta si ndaj C...