Agjencia qendrore amerikane për zbulim (CIA) njoftoi se amerikanët duhet të jenë të shqetësuar pasi “Wikileaks” publikoi disa mijë dokumente të papërpunuara zbuluese, në të cilat theksohen hollësi si CIA i baton aktivitet e saj hakerike.
CIA nuk konfirmoi nëse dokumentet janë vjedhur. Zëdhënësja e agjencisë, Heter Frik Hornijak deklaroi se CIA nuk do ta komentojë besueshmërinë e dokumenteve, e as përmbajtjen e tyre.
Sipas Hornijak, kjo jo vetëm që mund t’i rrezikojë amerikanët dhe agjentët e CIA-s, por mund të shfrytëzohen këto informacione me qëllim që të rrezikohet siguria kombëtare e SHBA-së.
‘WikiLeaks’ njoftoi CIA “para pak kohe” e humbi kontrollin ndaj mjeteve të saj të mëdha hakerike, si dhe me dokumentet e ndërlidhura.
Kjo organizatë theksoi se arkivi i publikuar ka qarkulluar mes hakerëve, të cilët më parë kanë punuar për qeverinë amerikane, ndërsa disa prej tyre ia kanë dhënë një pjesë të dokumenteve të ‘’wikiLeaks’.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...