Barcelona ka bërë një rikthim tronditës në UEFA Ligë të Kampionëve duke kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni pas eliminimit befasues që ia shkaktoi në ‘Camp Nou’ skuadrës së Unai Emery.
Gjiganti katalunas në mënyrë befasuese ka bërë një rikthim tronditës në historinë e futbollit duke mposhtur Paris Saint Germainin me rezultat të përgjithshëm 6 me 1 pavarësisht disfatës së thellë 4 me 0 të pësuar në ‘Parc des Princes’, shkruan portali arbresh.info.
Luis Suarez (3′), Layvin Kurzawa me autogol (40′), Lionel Messi (50′), Neymar (88′) (91′) dhe Sergio Roberto (96′) ishin autorët e golave nga gjiganti spanjoll.
Edison Cavani u përpoq për t’i shkaktuar probleme skuadrës së trajnerit Luis Enrique me golin e shënuar në minutën e 62′, por sulmuesi dështoi për t’i shkatërruar ëndrrën “Blaugranëve”.
Barcelona kalon në çerekfinale për herë të 10 radhazi./arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...