Shndërrimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës nuk është duke u sfiduar vetëm nga çështjet politike, aspekti financiar është ai që rrezikon ta pamundësoj këtë transformim.
Qeveria e Kosovës, nga buxheti i vitit 2017 ka paraparë që FSK-së i nevojitën vetëm 50 milion euro gjatë këtij viti.
Kjo për deputetin i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, është veprimi i parë që e ka pamundësuar krijimin e Ushtrisë së Kosovës, nga vetë Qeveria.
Ndërkaq deklarimet e Presidentit Hashim Thaçi, për vendimin për krijimin e kësaj forcë, Selimi i ka quajtur vetëm një retorike e skenarit për elektorat, duke i hedhur “pataten e nxehtë”, Kryeministrit Isa Mustafa dhe eventualisht në rast dështimi kjo do ti “faturohej” edhe opozitës.
“Me buxhetin që ka ndarë Qeveria e Kosovës për FKS-në nuk ka garanci për rritjen e kapaciteteve por është e kundërta garancia për mos bërjen në ushtri. Edhe sikur krejt infrastruktura ligjore sot të ishte e gatshme për krijimin e ushtrisë, edhe sikur të votohet në amendamentet kushtetuese edhe sikur të votohen ndryshimet për projektligjin për FSK-në, me buxhetin e paraparë i cili është rreth 50 milion për FSK-në, garanton se nuk ka zhvillim të saj”, ka thënë Selimi për Indeksonline.
Sipas tij ky buxhet është përgjysmë më pak se ai i ushtrisë së Malit të Zi, dhe i pa krahasueshëm më ushtritë tjera e kur bëhet fjalë, sidomos me buxhetin që ka paraparë Qeveria e Serbisë për ushtrinë e saj është astronomikisht i pa krahasueshëm.
“Retorika e të ashtuquajturit Presidenti Thaçi në konferencën e sotme ishte thjesht retorikë e skenarit për elektorat. Nuk duhet që me ushtrinë e Kosovës, të bëhet lojë duke ja hedhur topin njëri tjetrit. Thaçi ka pritur që Vetëvendosja ta kundërshtoj këtë nisme dhe pastaj në prag të zgjedhjeve ta përdor këtë si armë kundër VV-së, duke thënë që ata kundërshtuan krijimin e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Selimi.
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur