Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, sonte në një bashkëbisedim në “Sheshin e lirisë”, deklaroi se republika e re do të qëndrojë deri në shembjen e republikës së vjetër.
Basha tha se beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të vazhdojë deri në rrëzimin e republikës së vjetër dhe do qëndrojmë me armatën qytetare deri në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme me qeveri teknike dhe krijimin e republikës së re.
“Vendimi ynë nuk është bojkoti i zgjedhjeve, sepse nuk ka për të patur bojkot zgjedhjesh, sepse zgjedhje fasadë nuk do të ketë, sepse qytetarët dhe armata e re do të pengojë zgjedhjet me krimin, zgjedhjet fasadë”, tha Basha.
“E kemi thënë me 18 shkurt, zgjedhje fasadë nuk ka për të patur në Shqipëri. Hesapet i keni bërë pa popullin, apo pa hanxhiun, siç thotë populli, sepse shqiptaret nuk i nënshtrohen republikës së vjetër, sepse të gjithë bashkë do të pengojme republiken e vjetër, ashtu siç vramë frikën dhe t’u japim republikën e re shqiptarëve”, tha Basha.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...