Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim pjesëtarë të misionit të OSBE-ODIHR, Richard Lappin, zëvendëskryetar i Departamentit të Zgjedhjeve, Ana Rusu, këshilltare ? Për zgjedhjet, Alexey Gromov, këshilltar për zgjedhjet, Francesco Pagani, kreu i këshilltarëve politikë në Asamblenë Parlamentare të OSBE.
Ky mision i OSBE gjendet në Tiranë për të analizuar situatën parazgjedhore.
Kryetari i Partisë Demokratike i njohu me shqetësimet e opozitës që kanë të bëjnë me rrezikun real që i kanoset zgjedhjeve, votës së lirë.
Gjatë takimit, Basha tha se zgjedhjet janë në rrezik nga qeveria, e cila nuk zbaton dekriminalizimin dhe vazhdon të ndajë pushtetin me kriminelë dhe banditë të njohur. Zgjedhjet janë në rrezik, tha Basha, nga droga që ka mbuluar vendin dhe nga paratë e këtij trafiku që arrijnë në disa miliardë euro në vit.
Basha tha se krimi është një kërcënim për zgjedhjet e lira e të ndershme. Ai theksoi se qeveria nuk ka reflektuar pas rekomandimeve të fundit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e vitit 2015 të cilat ishin një hap i madh pas në drejtim të standardeve demokratike.
Kryetari i opozitës vuri në dukje se Edi Rama ka prishur të gjidha zgjedhjet që janë bërë qysh se ai erdhi në pushtet duke dhunuar votën e lirë, përmes blerjes së saj, apo përmes kërcënimit e dhunës.
Gjithashtu, Basha theksoi se KQZ ka treguar andshmëri duke i bërë rezistencë ligjit të dekriminalizimit duke mbrojtur hapur interesat e kryeministrit dhe lidhjet e tij me krimin.
Po ashtu, Basha pohoi se edhe Kolegji Zgjedhor është një institucion nën presion për shkak të kërcënimeve që i bën qeveria gjyqësorit.
Pasi parashtroi të gjithë këto rrethana ku ndodhet vendi, Basha i bëri të ditur misionit të OSBE-ODIHR se e vetmja rrugë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme është që ato të mbahen nga një qeveri teknike, e cila do të fokusohet në zbatimin e dekriminalizimit, në luftën kundër drogës, krimit, dhe parave të trafikut të paligjshëm.
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zba...