Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se deri në periudhën e fundit të vitit 2016, papunësia në Kosovë është në shkallën prej 27-28 përqind.
Gjatë një diskutimi në Fol Hapur Abrashi tha se gjatë mandatit të tij janë evidentuar diku 30 mijë vende të reja të punës, që sipas tij kanë dalë nga të dhënat për kontributet e të punësuarve.
Ai tha se në vitin 2015 në Trustin Pensional kanë qenë 230 mijë kontributdhënës kurse kjo në fund të vitit 2016 është arrit në 260 mijë kontributdhënës.
Në Fol Hapur Abrashi ka folur edhe pensionistët që sipas tij nga 17 mijë pensionistë mashtrues janë kursyer 10 deri 15 milionë euro në mandatin e tij duke parandaluar këtë dukuri.
Ministri i Punës tha se vende të punës ka në sektorët e tekstilit, në sektorin e IT-së, në sektorin e përpunimit të drurit dhe në sektorin e ndërtimeve , por mungojnë punëtorët e kualifikuar.
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...