Mediat serbe edhe sot kanë raportuar për alarmin e Serbisë për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.
Gazetat atje i kanë dhënë rëndësi deklaratave të presidentit Hashim Thaci dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli. Një e përditshme serbe në ballinë ka vendosur titullin kryesor deklaratën e Veselit ku paralajmërohet së shpejti votimi i projektligjit që FSK-në e bënë ushtri. “Veseli: Ushtria e Kosovës brenda një-dy dite”. Ky është titulli kryesor.
Po ashtu aty është përfshirë edhe deklarata e Marko Gjuriqit, drejtorit i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën. “Prisni bre” është titulli që gazeta serbe ia ka vendosur deklaratës së Gjuriqit, duke treguar në një farë forme pafuqinë e Serbisë që të parandalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Serbia kundërshton ashpër formimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës. Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që ta parandalojë këtë”, citohet të ketë thënë Gjuriq./Arbresh.info

S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...