Emiljano Shullazi dhe bashkëpunëtorët e tij, në bashkëpunim me avokatët mbrojtës prej më shumë se një muaj po bllokojnë dëshminë e Ylvi Beqajt në Gjykatë.
Kështu pretendon prokuroria për krime të rënda, e cila i kërkoi gjykatës të marr masa dhe të gjej rrugë që të zhbllokoi procesin gjyqësor të sigurimit të provës së Ylvi Beqajt. Sipas akuzës, avokatët dhe të dyshuarit, me dashje po nxjerrin argument të ndryshme ligjore, me qëllimin e vetëm të bllokojnë dëshminë e biznesmenit Ylvi Beqja, shkruan AbcNews.
Për këto zvarritje, prokurorët i kërkuan gjykatës, të njoftoi ministrin e drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë që të ndërhyrë në zhbllokimin e këtij procesi.
Nga ana tjetër, avokatët pretendojnë se nuk mund të bëhet sigurimi i provës, pa u ballafaquar Ylvi Beqja edhe me persona të tjerë, veç të dyshuarve të arrestuar.
Pas këtyre pretendimeve, avokatët u larguan nga salla bashkë me të dyshuarit, duke bërë që gjykata të ndërpres seancën për të vazhduar ditën e premte.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...