Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vizituar sot fshatin Tërnoci i Madh, në Bujanoc dhe në oborrin e shkollës fillore Muharrem Kadriu, ai është pritur nën titujt e këngës që mban refrenin ‘Kosova është Shqipëri’.
Portali serb Kurir e cilëson këtë ngjarje si ‘skandal’, transmeton portali arbresh.info.
Bujar Nishani u prit nga shumë njerëz në oborrin e shkollës, që në duar tundnin flamuj të Shqipërisë.
Kjo është vizita e parë e një presidenti shqiptar në këtë zonë. Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, beson se Tirana ka mundësi ta ndihmoj Luginën e Preshevës.
Qytetarët shpresojnë se ndikimi politik i Shqipërisë mund të zgjidh shumë problem për ta si ndërmjetësues tek qeveria në Beograd./Arbresh.info
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?