Kryeministri aktual dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka hedhur poshtë deklaratat e deputetes dhe kundërkandidates së tij, Vjosa Osmani, se LDK-ja ka rënie.
Mustafa, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se për katër vjet ka mësuar shumë nga LDK. Ndërsa, është paraqitur shumë komod në lidhje me Kuvendin e nesërm të LDK-së.
Deri më tani kandidaturat për ta marrë timonin e LDK-së i kanë publikuar kryetari i deritashëm Isa Mustafa, deputetja Vjosa Osmani dhe ish kryetari dhe ish presidenti, Fatmir Sejdiu.
Kuvendi zgjedhor i LDK-së do të mbahet nesër ku pritet të zgjidhen anëtarët e Kryesisë dhe kryetari i saj.
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi