Disa shkencëtarë amerikan kanë studiuar efektet negative që sjell ngrënia produkteve të përpunuara, në veçanti mishit. Këta shkencëtarë konsiderojnë se ushqimi hot-dog është po kaq i keq sa edhe cigaret, pasi që vetëm 50 gramë të mishit të përpunuar në ditë rrit rrezikun e kancerit kolorektal.
Hot-dog-ët tradicionalë prodhohen nga mbetje të mishit të derrit; pjesët e mbetura pas prerjeve, proshuta e derrit, ajo e viçit, e pulës dhe e gjeldetit janë të po të njëjtit rrezik. Mishi përpunohet me brumë me ujë, mbrojtës, përbërës të shijes dhe me ngjyrë; të gjitha këto përmbajnë nitrite, të cilat përdoren si mbrojtës, kryesisht për të luftuar butolizmin.
Gjatë procesit të pjekjes, nitritet kombinohen me amine që zakonisht gjenden në mish për të formuar përbërësit karcinogjenik N-nitroso. Dyshohet gjithashtu se nitritet mund të kombinohen me amine edhe në barkun e njeriut për të formuar përbërësit N-nitroso.
Këta përbërës janë të njohur si karcinogjenë dhe janë ndërlidhur me kancerin e kavitetit gojor, fshikëzës urinale, ezofagut, barkut dhe trurit. Madje, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur hot dogët – së bashku me proshutën dhe mishërat e tjerë të përpunuar – në listën e gjërave që shkaktojnë kancerin.
Sipas të dhënave të fundit, që gjenden në OBSH, çdo 50 gram mish i përpunuar që e konsumoni rritë rrezikun nga kanceri i zorrëve për 18%. Përderisa ata që pinë duhan janë 20 herë më të rrezikuar nga kanceri sesa ata që nuk pinë, njerëzit të cilët hanë mish të tillë janë dy herë më të rrezikuar nga kanceri sesa njerëzit që nuk hanë. Prandaj, mendoni edhe njëherë herën tjetër kur vendosni të hani një hot-dog.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...