Mister dhe dyshime për anulimin e ndeshjes miqësore mes Kombëtares A të Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi për femra. Sfida e dytë pas të parës të luajtur në Elbasan nuk është zhvilluar. Takimi i parashikuar në datën 2 mars në Shkodër nuk është luajtur.
Federata Malazeze e Futbollit, në njoftimin e saj, ka deklaruar se shkak për moszhvillimin e miqësores ishte helmimi i lojtareve të Kombëtares shqiptare. Ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit argumentonte në njoftimin e vet se shkak ishte lodhja fizike e disa lojtareve, dëmtimet në sfidën e parë në Elbasan si edhe angazhimi i tyre në klubet respektive.
Gazeta “Panorama Sport” ka investiguar në lidhje me këtë çështje dhe ka arritur në përfundimin se janë të shumta dyshimet dhe misteret që mbulojnë këtë vendim. Gjithashtu, nga zërat rreth ambientit të Kombëtares është mësuar se ka qenë një urdhër i mbërritur nga organizma të fuqishme nga jashtë Shqipërisë që nuk kanë lejuar që kjo miqësore të luhej, me argumentin se ishin luajtur shuma të konsiderueshme në baste duke hedhur dyshime.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...