Dihet që ishte Adrian Gaxha ai që e bëri të njohur Florian Beqirin, të cilin nuk i mungonte talenti, por i duhej dikush që ta nxirrte në pah, shkruan “Kosovarja”.
Si e njohu Adriani? Pse vendosi të punonte me të?
“Rastësisht e kam parë kur një miku im më dërgoi videon e tij në Facebook në të cilën babai i tij e kishte incizuar me telefon duke kënduar. U befasova për të mirë kur e dëgjova Florianin si e këndon një këngë të Danit. Në fillim madje mendova se ai është nga diaspora. Kur më treguan se ishte nga Shkupi, disi e ndjeva si obligim se duhet të bëj diçka për të, sepse deri atëherë çka kisha punuar kisha investuar për ardhmërinë time ndërsa mendova që kur e ke dhe mundësinë për të bërë diçka për tjerët, pse mos të bëj. Ja vlejti sepse është me të vërtet talent tepër i madh. Pasi kontaktova me të, kalova një kohë për ta njohur atë, të zbuloja se ku ta drejtoj, në çfarë stili, çfarë më shumë atij i flen në shpirt… për 8 muaj gati 1 vit pasi e njoha, e realizuam këngën “Ngjyra e kuqe” dhe dukshëm kishim një sukses të madh”, thotë Gaxha, transmeton “Kosovarja”.
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Nga sot partitë mund të dorëzojnë listat e kandidatëve për z...
Temperatura edhe më të larta sot
Ronaldo-Messi, një përballje e fundit? Arabia Saudite synon ...
CIA: Siguruam prova të besueshme që tregojnë se programi bër...
Shkoi në muaj të mjaltit, goditet nga rrufeja – humb jetën b...