Një 74-vjecare u gjet pa jetë nga fqinjët e saj mbrëmjen e së hënës në fshatin Mihajas të Bërzhitës. Viktima është Fatime Hida e cila ishte e ve dhe jetonte e vetme në fshat.
Në vendin e ngjarjes shkuan forca të policisë të cilat konstatuan se e moshuara ishte lidhur dhe ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.
Lapsi.al mësoi nga burime në policinë e Tiranës se dyshohet që motiv të ketë qenë grabitja. Të njëjtat burime thanë se përpara pak ditësh ajo kishte shitur disa bagëti dhe autorët kanë ditur që ajo kishte një shumë të hollash në banesë për të cilat kanë kryer edhe grabitjen.
Kufoma është dërguar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë. Policia thotë se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...