Me rastin e 4-vjetorit të themelimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Parlamenti Studentor ka organizuar aktivitete të ndryshme gjatë këtyre ditëve.
Shënimi i këtij përvjetori ka nisur me disa lojëra rekreative për studentë në oborrin e Universitetit, ku janë përfshirë një numër i madh studentësh.
Në një njoftim nga universiteti “Isa Boletini” thuhet se në këtë kuadër studentët kanë organizuar edhe një vizitë në kampusin e ri universitar, ku së shpejti pritet të zhvendoset Universiteti “Isa Boletini”.
Kryetari i Parlamentit të Studentëve, Fitim Latifaj, tha se janë impresionuar me objektin e ri që pothuajse është gati për t’i pritur studentët.
Ai tregoi se përveç këtyre aktiviteteve, Parlamenti i Studentëve ka organizuar edhe një debat me studentë dhe mësimdhënës të Universitetit të Mitrovicës dhe Universitetit të Gjilanit, për të ardhmen e universiteteve të reja. Sipas tij, aktivitetet do të përmbyllen me gara në sporte të vogla.
Latifaj, tha se aktivitetet në përgjithësi kanë kaluar mirë dhe janë mirëpritur prej studentëve. Ai falënderoi drejtuesit e Universitetit për mbështetjen sa i përket organizimit të këtyre aktiviteteve dhe uroi të gjithë studentët dhe mësimdhënësit për këtë përvjetor.
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...