Për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimit tradicional “Shaban Jashari”, me ç’rast janë ndarë edhe mirënjohje për mësimdhënës të dalluar për secilën komunë.
Mësues i vitit u shpall Beq Met Tahiraj nga Komuna e Deçanit, raporton Ekonomia Online.Ministri Arsim Bajrami theksoi se mësimdhënësit nuk u dorëzuan asnjëherë dhe janë heronjtë të vërtetë.“Ata sot janë patriotë model sepse edukojnë të rinjtë tonë.
Është vetëm një satisfaksion që ne e bëjmë për ta. Një edukim cilësor bëhet përmes mësuesve të përgatitur.”Beq Met Tahiraj i cili u shpall mësues i vitit tha se ky çmim për mua është befasi.“Ka shumë mësues të mirë në Kosovë. Vet emri Shaban Jashari tregon sakrificën. Sakrificë me shpërnda rreze drite, me shpërnda të nxënësit dije”, ka thënë ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...