Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë pesë ditëve në vijim temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 2 -5 gradë Celsius, kurse, maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, në viset e ulëta, kurse në viset malore ku pritet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë, temperaturat minimale do të ulen në -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
“Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i paqëndrueshëm i përcjellë me vranësira të dendura dhe intervale me diell. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës së hënë vende-vende do të shoqërohen me riga të intensitetit të ulët fillimisht në veriperëndim të vendit , ku më pas nga e dita e marte , e mërkurë dhe pjesë e parë e së enjtes, reshjet e shiut do të shtrihen në tërë territorin e vendit, ku intensiteti i tyre do të rritet. Reshje me intensitet më të lartë pritet të ketë në perëndim dhe jugperëndim të vendit, kurse pjesa juglindore parashihet që të ketë reshje me intensitet më të ulët”, thuhet në njoftimin e IHMK–së.
Gjatë kësaj periudhe të parashikimit, parashihet të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominues do të jetë jugperëndimi dhe verilindja, ku shpejtësia e saj mundë të arrijë deri 12m/s
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin