Përveç që bojkotuan, ceremonisë hapëse të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, Familja Jashari këtë 5 mars ka mbyllur edhe dyert.
Oda e Jasharajve, në përvjetorët e kaluar ka qenë e hapur si për liderë institucionalë por edhe për qytetarë, por sivjet nuk po ndodh e njëjta.
Në krye të konakut në këtë odë, ka qëndruar vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, por që ky siç merr vesh Klan Kosova nuk është fare në vend tash e një kohë.
Pavarësisht që oda ka qenë e mbyllur, qytetarët kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave, njofton Klan Kosova
E deri në mesditë kanë qenë vetëm përfaqësuesit e subjektit politik Nisma, që kanë bërë homazhe para varrit të komandantit Adem Jashari dhe anëtarëve të tjerë të kësaj familjeje.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...