ftuar në një emisionin ku në panel kishte shumë personalitete të njohura, lideri i LSDM, Zoran Zaev ka deklaruar se ai në zgjedhjet e 11 dhjetorit ka marrë përkrahje më të madhe ndër shqiptarët, shkruan Zhurnal.
Kjo deklaratë e tij vjen një ditë pasi bisedoi me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe pas deklrataës së Ahmetit se BDI do të futej në qeveri.
“Po manipulohet me popullin se paratë do të jenë në dy gjuhë. Në 32 komuna në vend është dygjuhësia, Kumanova ka tregjuhësi, cilin e manipulojnë ata, Gjuha është për t’u kuptuar njerëzit. Të mos trembemi nga asgjë, çfarë nebulozë është ajo, duhet të udhëhiqemi nga nevojat e qytetarëve” – tha lideri i LSDM-së.
Ai theksoi se pavarësisht vendimit të Ivanovit që të mos ua japë mandatin 67 deputetëve, kjo nuk do të thotë se s’do të kemi një qeveri. Zaev është pothuajse i sigurtë se Ivanov përsëri do të japë mandatin.
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...
Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë dr...
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...