Komisioni për Matjen e Territorit Të Kosovës ka dorëzuar raportin në Qeverinë e Kosovës.
Kryetari i Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës, Hivzi Islami ka përsëritur edhe një herë se komisioni ka punuar me dinjitet dhe profesionalizëm, përcjell arbresh.info
Ai mes tjerash i cilësuar si injorantë dhe mediokër ata që e kanë kritikuar këtë marrëveshje.
“Problemi i humbjes se territorit doli brenda natës. Injorantët dhe mediokret u vunë në shërbim të një të patriotizmi të rrejshëm. Komisioni ka punuar me profesionalizëm dhe paanshmëri. Komisioni ka bërë matjen e territori në bazë të vijave kufitare administrative nga të cilat janë pavarësuar të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë. Kemi kryer detyrën me dinjitet dhe profesionalizëm të shtetit tonë sepse nuk mund të bëjmë matje të shteteve tjera siç bënë dy studentët e mi që ja shtinë barutin Kosovës”, është shprehur Islami./Arbresh.info
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...