Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk ka qëndruar indiferente ndaj radikalëve serbë në Parlamentin e Serbisë, të cilët brohoritnin “Serbia, Rusia nuk na duhet Unioni”, duke thënë që të ruajnë fytin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi.
Mogherini u tha deputetëve të Partisë Radikale se nuk do ta pengojnë brohoritjet e tyre dhe se nuk do të lodhet dhe i ka porositur që të ruajnë fytin për t’iu drejtuar qytetarëve gjatë kampanjës së ardhshme, e cila siç konstatoi ajo, ka filluar.
“Dëshirojmë kampanjë të qetë parazgjedhore”, ka theksuar shefja e diplomacisë evropiane, duke shtuar se është e rëndësishme që të gjithë qytetarët e Serbisë të përfshihen në vendime kyçe, të cilat vendi duhet t’i ndërmarrë.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...