Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka dal në mbështetje të protestës gjithëpopullore për gjeneralin e UÇK-së, Ramush Haradinaj.
Kjo Lëvizje, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se do e mbështet protestën e së shtunës, shkruan arbresh.info.
“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar njofton të gjithë anëtarët e LSHB-së, se me datën 04-03-2017 LSHB do ti bashkangjitet PROTESTËS GJITHËPOPULLORE në mbrojtje të Gjeneralit të UÇK-së z. Ramush Haradinaj i cili po mbahet pengë nga shteti i Francës, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe në mbrojtje të dinjitetit kombëtar, që po cenohen nga fletëarresti i Serbisë ndaj Gjeneralit të lirisë z. Ramush Haradinaj e që po zbatohet nga shteti i Francës.
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar i bënë thirrje popullit shqiptar që të bashkohet në përballimin e sfidave.
Takimi i anëtarëve pjesëmarrës të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar do të bëhet të Shtatorja e Heroi të Kombit Zahir Pajaziti në ora 12:40”, thuhet në njoftimin e DEGËS SË LSHB-së në Prishtinë./Arbresh.info.
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër