Vendimi i Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov për të mos ia dhënë mandatin koalicionit që ka shumicën parlamentare në parlament, vë në pikëpyetje fatin e demokracisë në këtë shtet, ka thënë kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu.
“Po ashtu deklaratat e tij të papërgjegjshme kundër të drejtave të shqiptarëve, të cilët kanë status shtetformues, janë duke kërcënuar harmoninë ndëretnike dhe stabilitetin politik në Maqedoni e më gjerë. Prandaj ne kërkojmë nga gjithë faktori shqiptar dhe ai ndërkombëtar që të angazhohen për të ndalur këtë sulm që po i bëhet sovranitetit popullor dhe të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoni”, ka thënë Cungu.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...