Për mandatin e tij të pestë në krye të FIFA-s, Joseph Blatter ka thënë se do të punojë që të zgjidh problemet, duke nisur nga ato që i ka në “shtëpi”.
“Duhet të punojmë për t’i zgjidhur problemet, por fillimisht do të nisim prej problemeve që i kemi brenda në FIFA”, ka thënë Blatter me të marrë besimin në krye të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.
“Së pari dua ta komplimentoj dhe të shprehi mirënjohjen time për Princin Ali, i cili ishte një garues dhe sfidues shumë i fortë. Mund të them se ai mori një rezultat të mirë dhe shumë lehtë ka mundur të fitojë, ndonëse po të ishte ndonjë kundërkanditat tjetër do të kisha pasur më shumë vota”, është shprehur Blatter. “Në anën tjetër, dua të falënderoj të gjithë ata që më votuan dhe më pranuan që të jem në krye të anijes të quajtur FIFA edhe për katër vitet e ardhshme. Besoj se këtë anije do ta sjellim në vendin ku duhet, por për të arritur këtë duhet punë e madhe”, ka thënë më tej ai.
Vetëm dy ditë më parë, shtatë zyrtarë të FIFA-s u arrestuan në Cyrih për korrupsion.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...