Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, sot ka mbajtur fjalim në platformën e TEDx Prishtina Woman ku fjalimin e filloi me “Nuk duam lule, duam drejtësi! Dëgjo zërin tim! Nuk jemi ne dhe ato, jemi ne dhe jemi një”
Ajo tha se secila jemi thirrje që i bëhet institucioneve për harrimin e krimit të kryer në luftë mbi popullatën civilie.
Fjalimin e përfundoi me një shprehje nga Geraldine Ferraro, “Some leader are born women”(Disa liderë janë të lindur femra)
Më poshtë është fjalimi i plotë i Presidentës Jahjaga:
“Secila prej tyre është një thirrje që i bëhet institucioneve dhe të gjithë shoqërisë, për të mos e lene në harresë një krim lufte të kryer mbi popullatën e pafajshme. Thirrje për të thyer heshtjen, për të luftuar stigmën, thirrje për respektim të të drejtave të njeriut, thirrje për veprim, për ndërgjegjësim, për pranim.
“Gra e vajza, burra e djem marshojnë në qendër të qytetit, kryelartë dhe të përkushtuar. Me zërin e tyre, me thirrjet e tyre, duan të thyejnë heshtjen. Ata thonë “nuk duam lule, duam drejtësi”. Dhe përsëri ata thonë “dëgjo zërin tim”.
Këto mesazhe të fuqishme prekin te gjithë kapilarët e shoqërisë tonë, të shtetit të cilin jemi duke e ndërtuar. Pasi që në thelb synojnë ndërtimin e një shoqërie të shëndosh dhe institucioneve përgjegjëse të cilat marrin përsipër obligimet që ato kanë, për t’i shërbyer dhe për t’i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët pa dallim.
Jam e bindur se te secili nga ju ato zgjojnë ndjenjën e memories kolektive që të gjithë ne ndajmë, mbi këtë ngjarje, këtë ndodhi, këtë fatkeqësi, këtë krim, si do që ju e quani atë, që ka ndodhur jo shumë kohë më parë në vendin tonë.
Rrëfimi juaj mund të jetë i këtillë: “Ishte luftë, gratë kishin mbetur në shtëpi për tu kujdesur për fëmijët dhe të moshuarit. Ato sakrifikuan çdo gjë”.
Ju i lidhni këto fraza edhe me përjetimin dhe pranimin tuaj personal, kur ju keni qenë dëshmitar, keni parë apo keni dëgjuar që gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhuna seksuale veçanërisht ndaj grave dhe vajzave, duke mos përjashtuar burrat dhe djemtë,është përdorur si mjet lufte për të cënuar dinjitetin e viktimave, për të ngjallur ndjenjën e frikës dhe të shtypjes, për të nxitur shpërnguljen dhe për të zhveshur një shoqëri të tërë nga vlerat e saj njerëzore.
Rrëfimi juaj mund të vazhdoj edhe kështu: “Dëgjova që kanë bërë kërdinë, i kanë maltretu gratë e vajzat, besa edhe djemtë. E mbaj mend kur isha në kamp të refugjatëve, doktorët, organizatat e huaja, gazetarët folshin për raste të ngjashme të dhunës së ushtruar mbi popullatën e pafajshme veçanërisht mbi gratë, jo vetëm tek ne por edhe në vende të tjera të botës ku ka pas konflikte”.
Me siguri që ju i lidhni këto fraza edhe me historinë tuaj të përfshirjes direkte apo indirekte në trajtimin e këtij krimi, me ndjenjën e përgjegjësisë shoqërore dhe të nevojës për të ndërmarr veprime konkrete, të cilën mund ta keni ndjerë në momente të caktuara.
Morra pjesë në protestën e organizuar, vazhdon rrëfimi, duhet ti mbështesim gratë edhe vajzat që ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, nuk është faji i tyre” …. (sic)
Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona, në kërkim d...
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...