Këshilli Prokurorial i Kosovës mbajti takimin e 11, shkarkoi e emrëoi prokurorë

20:13 | 29 Maj 2015
M. A.

Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit Prokurorial dhe njëherë kryeprokuror i Shtetit, Aleksandër Lumezi, aprovuan draft rregulloren e Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL, me ndryshimet të cilat janë bërë.

Po ashtu, kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Aleksandër Lumezi, i delegoi të drejtat e tij anëtarit të KPK-së, Jetish Maloku, për përfaqësimin e tij në Bordin Drejtues të Projektit TIK/SMIL.

Pos tjerat ata sot, aprovuan akt – dorëheqjen e prokurorit Murat Hulaj, nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Gjithashtu anëtarët e Këshillit Prokurorial bënë plotësim – ndryshimin e Rregullores 08/2012, për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit.

Më pas vazhduan me vendimin e rregullorës për organizimin e brendshëm të prokurorit të Shtetit. Lidhur me këtë pikë anëtarët e KPK-së, bënë plotësim – ndryshimin e grupit punues për hartimin e rregullores për organizimin e brendshëm të prokurorëve. Deri më tani pozitën e kryetarit të këtij grupi e ka mbajtur, Aleksandër Lumezi, ndërkaq, për kryetar i këtij komisioni KPK-ja caktoi prokurorin Lulzim Sulejmani, si dhe për shkak të pensionimit të Sahit Shalës, në vend të tij u caktua për anëtar, Sadri Krasniqi.

Ndërkaq, anëtarët e KPK-së, morën vendim që të bëhet plotësim – vendimi i Komisionit të përhershëm të KPK-së për Buxhet dhe Financa, ku u caktua prokurori Sadri Ademi, pasi që në vend të tij ka qenë ish-anëtari i KPK-së, Kujtim Kërveshi.

KPK-ja aprovoi kërkesën si dhe mori vendim që, në Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, të caktohet prokurori Kujtim Munishi.

Raporti Vjetor i Prokurorit të Shtetit për vitin 2014, u diskutuar dhe aprovua nga anëtarët e Këshillit Prokurorial. Ndërkaq, pas shumë diskutimeve lidhur me raportin vjetor të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2014, u kërkua që të plotësohet raporti i punës dhe të paraqitet në takimin e ardhshëm të KPK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale