Markelian Doçi, autori i vrasjes së Besnik Sulkut në ngjarjen e ndodhur të mërkurën në bulevardin “Zogu i I-rë”, ka vrarë edhe vëllanë e tij në Holandë. 23-vjeçari ka pranuar gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda se është autor i vrasjes së Durim Sulkut, vrasje e ndodhur në Roterdam të Holandës vetëm një muaj më parë.
Tre të arrestuarit Markelian Doçi, Klevis Doçi dhe italiani Salvatore Letizia nga ngjaja e 27 majit ku mbetën të vrarë Besnik Sulku, Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj, do të dalin nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do të caktohet masa e arrestit.
Besnik Sulku dyshohet se kishte paguar italianin, Salvatore Letizia, ky një vrasës profesionist dhe që është pjesë e grupit mafioz italian “Kamorra” për eliminimin fizik të Lufit, pasi dyshohet se ky i fundit ishte autor i vrasjes së vëllait të tij, vrasje e cila erdhi pas prishjes së pazareve të drogës.
Gjatë atentatit ndaj Lufit, Sulku mbeti i vrarë nga Markelian Doçi, ndërsa italiani Letizia i shpëtoi sulmit me armë.
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë