Që nga dita e mërkurë, në Itali është shtuar edhe në ditë kombëtare në të cilën do të kujtohen viktimat nga dhuna mafioze.
Kjo ditë pritet të mbahet me 21 mars të çdo viti, e cila edhe konsiderohet si dita e ardhjes së pranveres në Itali, transmeton portali arbresh.info.
Asosacioni Liberal, organizate kombëtare anti-mafia, e ka përdorur këtë ditë për të kujtuar viktimat nga mafia që nga vitit 1999, por kjo është hera e parë që do të njihet zyrtarisht në nivelin kombëtar.
Liderja e Liberas, Daniela Marcone, e përshkroi masën si ‘njohje të rëndësishme’ të luftës kundër grabitjeve dhe dhunës mafioze.
“Ne kemi kaluar nëpër shumë dhimbje, për shkak të humbjes së njerëzve tanë më të dashur. Të shtënat dhe shpërthimet kanë marrë shumë jetë”, tha ajo, duke shtuar se ‘dhimbja i ka shtyrë ata që të regojnë edhe me më forcë’.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Drejtësise në vitin 2014, mafia mendohet të ketë mledhur rreth 18 deri në 34 miliardë euro, ose rreth 1.7% të GDP-së kombëtare./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...