Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka reaguar pas shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinajn nga gjykata franceze në Colmar.
Kryeziu, përmes një statusi në Facebook u ka bërë thirrje udhëheqësve të vendit të punojnë siç duhet ose të ikin nga vendi,duke thënë se mënyra se si po udhëheqin me institucionet,e bënë dinjitetin e Kosovarëve më të nëpërkëmbur se sa në vitin 1999.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Leni statuset nëpër rrjete sociale, leni foret dhe patetizmat, por veproni si burrështetas ose ikni nga aty… Nga mënyra si po bëni politikë dhe si po udhëhiqni me institucionet e Kosovës, dinjiteti i qytetarit kosovar është më i nëpërkëmbur se sa më 1999. Të pranosh që qytetarët tuaj të akuzohen dhe të mbahesh peng i politikës serbe më 2017, edhe të vazhdosh dialogun me të njëjtit akterë për të ashtuquajturin “normalizim të marrëdhënieve”, nuk është asgjë më shumë se sa nëpërkëmbje e qytetarëve të këtij vendi.
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...