
Mesut Ozil (Arsenal)
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se Mesut Ozil është në dyshime për ndeshjen e së shtunës kundër Liverpoolit.
Reprezentuesi gjerman është dërguar në shtëpi pas stërvitjeve të mërkurën sepse ka qenë i sëmurë, transmeton portali arbresh.info. Mungesa e tij do të jetë një shqetësim i madh para udhëtimit në ‘Anfield’, ku “Topçinjtë” do të përballen me një test të vështirë për luftën në top katërshe.
“Do të shohim, nuk e di”, tha Wenger kur është pyetur për Ozilin. “Ai mund të bëhet mirë”
Wenger ka konfirmuar gjithashtu se Aaron Ramsey është rikthyer në stërvitje, ndërsa Mohamed Elneny vazhdon të jetë jashtë fushës për shkak të lëndimit të kyçit të këmbës./arbresh.info
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipë...
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje