
Foto: Arsim Namani
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, përmes Facebook-ut, ka thënë se seanca e Kuvendit, ku do të votoheshin amendamentet të cilat do t’i hapnin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, është shtyrë për shkak se PDK nuk ka arritur t’i sigurojë votat për kalimin e saj. Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e tij.
“Zakonisht, në seanca të rëndomta, salla e Kuvendit të Kosovës po është gjysëm i zbrazët. Kjo shihet edhe prej numrit të deputetëve që votojnë në këto seanca. Rrallëherë tejkalohet 80-shi prej 120 vetave. Ma së shpeshi janë diku 60-70. Shumica që mungojnë janë të koalicionit në pushtet.
Sot, kur pati me u votue Gjykata Speciale, u mbush salla, sepse duheshin 2/3 me votue për me kalue vendimi, edhe prapë, kur e pa që nuk i ka numrat, shefi i shefave, Grabovci, për mos me i shkue huq mundi e me humbë në vota, e shpiki një arsyetim të lodhët për me e shtye seancën.
Shoq, pshtim s’ka, veç vonim. Gjykata Speciale nuk kalon. Pikë” (sic.).
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...