Policia franceze ka hapur hetimet për vrasje në zhdukjen e mistershme të një familje katër anëtarëshe në perëndim të Francës dy javë më parë.
Shenja gjaku janë gjetur në shtëpinë e kësaj familje afër qytetit të Nantes dhe ADN-ja i përshtatet tre anëtarëve, transmeton arbresh.info.
Nuk është regjistruar për asnjë aktivitet në llogaritë e tyre bankare dhe në telefonat e tyre, ka raportuar hetuesia.
Sipas raporteve të policisë babai i familjes kohë më parë kishte vuajtur nga depresioni ndërsa djali i tij kishte probleme psikologjike.
Familja Troadec, Pascal dhe Brigitte, që të dy rreth moshës 50 vjeçare, i biri i tyre Sebastien, 21 vjeçar, e bija e tyre Charlotte, 18 vjeçare, ishin parë së fundmi më 16 shkurt, kurse autoritetet për zhdukjen e tyre ishin lajmëruar nga motra e Brigittes.
Hetuesit kanë bërë kërkime në shtëpinë e tyre dy katshe dhe kanë gjetur njolla gjaku në telefonin e Sebastienit dhe në orën e Brigittes, tha prokurori Pierre Sennes.
Gjurmë gjaku gjithashtu janë gjetur edhe nën shkallë, dhe sipas Sennes, dikush ishte munduar ti fshinte ato.
Shtretërve u ishin hequr mbulueset, disa çarçafë ishin duke u tharë në një varëse rrobash brenda shtëpisë. Rroba të lagështa ishin ende brenda lavatriçes, dhe ushqimi ishte duke u harxhuar në frigorifer.
“Duket sikur koha ka ndaluar në këtë shtëpi”, tha prokurori Sennes.
Dy veturat e familjes ende ishin të parkuara para shtëpisë por hetuesit ende nuk kanë mundur të gjejnë veturën e Sebastienit.
Sebastien kishte shkruar gjëra të çuditshme në llogarinë e tij në Twitter duke thënë se nëse dikush e din se çfarë ishte duke ndodhur në kokën e tij do të mendonin se ai është i çmendur.
Hetimet për vrasje, rrëmbim dhe mbyllje të paligjshme janë hapur, ka bërë të ditur prokurori./Arbresh.info
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut