Sipas shumë raporteve, Alexis Sanchez ka vendosur të largohet nga Arsenali në merkaton verore të transferimeve.
Sulmuesi 28-vjeçar ka shkëlqyer te “Topçinjtë” gjatë këtij edicioni, por mësohet se është gjithashtu shumë i frustruar me progresin e skuadrës londineze në Evropë, transmeton portali arbresh.info.
‘Starsport’ sugjeron që Sanchez është i përgatitur për largim dhe ka Sevillan në mendje për transferim në fund të sezonit 2016/17. Besohet që superylli kilian është duke kërkuar t’i bashkojë forcat me ish trajnerin në skuadrën kombëtare, Jorge Sampaoli, tek stadiumi ‘Ramon Sanchez Pizjuan’.
Po ashtu, thuhet se bashkëklojtarët e tij te skuadra londineze janë të njoftuar tashmë se Sanchez do të largohet./arbresh.info
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipë...
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje