Paralajmërimet për përurimin e urës së Ibrit më 3 mars, ku është thënë se do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, kanë bërë që punimet në këtë vend të vazhdojnë me intensitet të shtuar, ndërsa qytetarët shprehen skeptikë për një gjë të tillë.
Ata pak besojnë se më 3 mars do të hapet ura e Ibrit për qarkullim të njerëzve dhe të automjeteve, ashtu siç ishte paralajmëruar.
“Në bazë të dinamikës së punëve që janë duke u zhvilluar tek ura, ato nuk do të mund të përfundojnë deri më 3 mars, ose edhe mund të përfundojnë, por vetëm sa për të thënë, dhe jo në mënyrë kualitative”, kanë thënë për KosovaPress, disa prej qytetarëve.
Në anën tjetër, shtyrjen e këtij përurimit e ka konfirmuar edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
Ai pati thënë ditë më parë se ura nuk do të hapet për qarkullim të automjeteve derisa të përfundojnë punët edhe në revitalizimin e sheshit “Mbreti Petër ”, e kjo punë do të marrë kohë.
Ndryshe, rivitalizimi i urës së Ibrit ishte paraparë të përfundojë më 20 janar, datë kur do të duhej të shënonte edhe hapjen e urës për qarkullimin e automjeteve nga të dyja anët e Mitrovicës, por ngritja e murit në anën veriore të urës më 6 dhjetor, kishte bërë që punimet të ndërprehen dhe për pasojë të shtyhej edhe afati i hapjes së urës.
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...