Kreu i LIBRA-s Ben Blushi do të kandidojë në Tiranë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Në një dalje publike për mediat, ai foli për propozimet e tij dhe Mimoza Hafizi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Unë do kandidoj në qytetin e Tiranës, që është qyteti ku kam lindur”, është shprehur Blushi.
Blushi bëri të ditur se nuk do i bashkohet protestës së Partisë Demokratike. “Flas për dy parti të vjetra që administrojnë zgjedhjet tona dhe cfarë vendosin që cilësia të jetë më e ulët, zgjedhjet më të shtrenjta dhe ata kanë të drejtë që me duopol të numërojnë gjithë votat. Pse? Nëse ne jemi 66 rivalë në zgjedhje vetëm dy kanë të drejtën e votave të 66-tve. Kjo nuk ndodh asgjëkundi. PD nëse heq dorë nga ky monopol që ka ndoshta mund të krijonte më shumë simpati se sot. Ajo është çadra e Sali Berishës dhe aty nuk ka vend për ne”, tha Blushi.
LIBRA do të kërkojë një tavan shpenzimesh gjatë fushatës zgjedhore për çdo parti politike, njësoj si modeli francez, duke u shprehur që ky tavan të jetë 300 mijë euro. Gjithashtu kërkohet një Bord Monitorimi dhe Transparence të shpenzimeve të fushatës. Blushi kërkon gjithashtu që numërimi elektronik të vihet në lëvizje urgjentisht dhe të jetë i zbatueshëm për zgjedhjet e 2017.
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...