Megjithëse u raportua se Majk është distancuar prej labelit Babastars, duket se kjo nuk është e vërtetë.
Pas shumë sukseseve që patën me këngët në bashkëpunim, dy reperët e labelit Baba Stars, Getoar Selimi e Majk po bashkohen sërish për hitin e radhës.
Kështu të paktën bëjnë me dije burime të Reload të RTV Dukagjinit, të cilët kanë thënë se dy nga emrat më të kërkuar të rep skenës sonë shumë shpejt publikut të tyre do t’i sjellin projektin e ri të plotësuar me videoklip.
Edhe kjo këngë si shumë të tjera po punohet nga Massive Production. Theksojmë se bashkëpunimi i fundit mes kësaj dyshe rreth këngës ‘Ajo’ është pritur shumë mirë duke marrë mbi 39 milionë klikime në YouTube.
Kujtojmë se javë më parë Majku ka sjell një këngë në bashkëpunim me Onatin të titulluar “Le t’xhelozojn”. Ky i fundit theksojmë se deri më tani ka marrë mbi tre milionë klikime në YouTube.
Lutje për ndihmë: Meara e vogël po lufton me jetën, familja ...
Kosova fiton ndaj Danimarkës dhe kualifikohet në play-off
Lirohet nga policia zvicerane Noizy, reagon për herë të parë...
Prokuroria Speciale nis hetime për kontratën e dy urave në M...
Qëllohet për vdekje oficeri i inteligjencës ukrainase në Kie...
Malisheva publikon 11-shen startuese ndaj Vikingurit