Makinës që shpërtheu mbrëmjen e së premtes në Fier iu vu lëndë eksplozive.
Policia e Fierit në komunikatën e shpërndarë për mediat thotë se nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mjeti ka shpërthyer pasi i është vendosur lënde plasëse. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18:05, në lagjen “11 Janari” , në vëndin e quajtur “Poçeria”.
Mjeti tip BMV me targa AA252NM, që drejtohej nga Armando Sulo 35 vjeç ka shpërthyer në ecje. Nga shpërthimi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë 35-vjeçari, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë. Sulo ka humbur të dyja këmbët, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas bluve të Fierit, i plagosuri disa muaj më parë është kapur nga policia në Levan me armë zjarri pistoletë me mulli pa leje dhe kishte shumë pak dite që kishte dalë nga burgu.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e mekanizmit të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për ndjekje të metejshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...