Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se në disa rrugë nacionale dhe rajonale kanë ndodhur rrëshqitje të vogla të dheut dhe të gurëve, si pasojë e reshjeve të shiut dhe ndryshimeve të motit.
Menaxherët rajonalë, ekipet e MI-së dhe kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në pastrimin e rrugëve, për të larguar të gjitha pengesat.
Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një komunikate, i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes gjatë udhëtimit dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit./Arbresh.info/
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...