Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri nuk e ka fshehur ambicien e tij për kryetarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai saktësisht në emisionin “Jeta në Kosovë” nuk e konfirmoj kandidimin për të parin e LDK-së, zgjedhjet e të cilës do të mbahen të dielën.
“Duhet me thanë shumë çart e drejt se kem ambicie me kandiduar”, tha Haziri.
Haziri më tej mohoj të ketë pas parregullsi në nëndegët e LDK-së, gjatë procesit zgjedhor.
Më tej, ai tregoj se ai më shumë është për një marrëveshje politike brenda LDK-së, të cilën ai e quan, marrëveshje të madhe.
“Sa i përket vetes time kam qenë për një marrëveshje politike. Një marrëveshje politike e madhe që ka munguar në 2006-në, për një politikë post-Rugoviane. Unë mendoj se marrëveshja politike e ndihmon unifikimin e LDK-së. Unë besoj që nëse ka vullnet të mirë, do të arrihet marrëveshja, por nëse jo atëherë vota është e fshehtë. Secili që do të kandidoj, duhet të ketë së paku 176 delegatë pas vetës”, tha ai.
Kurse për këtë Vjosa Osmani tha se rregulli themelor është se çdo kush që është mbi moshën 18 vjeç ka të drejtë të zgjedhjet dhe të jetë i zgjedhur. Ai tha se kandidaturat do të shpallën gjatë kuvendit.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...