Perëndimi vazhdon ta injorojë një nga krimet më të urryera të shekullit të 20-të, gjenocidin e Khojaly, ka thënë zëvendës kryeministri turk Numan Kurtulmus.
Ai ka shtuar që komuniteti ndërkombëtar duhet të mos qëndrojë indiferent ndaj krimeve çnjerëzore të kryera në natën e 26 shkurtit, 1992 në qytetin azer të Khojaly, transmeton portali arbresh.info.
Kurtulmus theksoi se Armenia duhet të tërheqë trupat e saj nga territoret e pushtuara të Azerbajxhanit.
“Turqia dhe Azerbajxhani do të mbështesin gjithmonë njëra-tjetrën”, ka thënë më tej Kurtulmus.
Me 25-26 shkurt të vitit 1992, forcat armene së bashku me regjimentin 366 të këmbësorisë së ish Bashkimit Sovjetik, të vendosur në Khankendi kryen një akt të gjenocidit kundër popullatës së qytetit të Khojaly.
Deri në 613 njerëz, përfshirë 63 fëmijë, 106 gra dhe 70 të moshuar u vranë si pasojë e masakrës. Një total prej 1,000 civilë u bë me aftësi të kufizuara, si pasojë e sulmit. Rreth 1,275 banorë të pafajshëm u morën peng, ndërsa fati i 150 personave ende mbetet i panjohur./Arbresh.info
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...