Hetimet për vrasjen e trefishtë të ndodhur në bulevardin e Tiranës pasditen e së mërkurës i ka marrë në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Shkak për këtë është bërë përfshirja në krim e shtetasit italian Salvatore Letizzia, i arrestuar, i cili mendohet të jetë vrasës me pagesë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, Letizzias iu bllokua një pistoletë tip “Glock”, e cila rezulton arma e tretë e përdorur në krim. Më parë në vendin e ngjarjes policia kishte mundur të sekuestronte gëzhoja të plumbave të dalë nga kjo armë si prova materiale për ngjarjen. Gjithashtu është sekuestruar një motor tip “skuter” i përdorur në këtë vrasje, shkruan tch.
Italiani Letizzia u arrestua nën akuzën e “vrasjes”, ndërkohë që bashkë me të edhe shteasi Markeljan Doçi, i cili vrau atentatorin e xhaxhait të tij. Vrasja e trefishtë e ndodhur një ditë më parë në Tiranë dyshohet se e ka zanafillën në një pazar të prishur droge që shkaktoi më herët dy vrasje dhe një plagosje.
Viktima Mentor Doçi ishte në shoqërinë e Gerti Goxhajt, person i skeduar për trafik droge, në një lokal para maternitetit “Mbretëresha Gerarldinë”. Sapo dolën për të hipur në automjet, ata u sulmuan me armë nga dy persona. Gerti Goxhaj humbi jetën menjëherë, ndërsa Mentor Doçi, i njohur me emrin Mentor Lufi, mbeti i plagosur rëndë.
Menjëherë reaguan dy të rinjtë Markeljan dhe Klevis Doçi, nipat e viktimës, të cilët goditën me automjet shtetasin italian dhe një prej atentatorëve, si dhe qëlluan e vranë Besnik Sulku. Salvatore Ltizzia u përpoq të fshihej pas godinës së një hoteli, por u arrestua.
Të dhënat tregojnë se vrasja ka rrënjë në një konflikt për trafik droge. Mentor Doçi ishte i njohur për policinë për armëmbajtje pa leje dhe për një atentat të ndodhur në shkurt në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë, ku ai mbeti i plagosur. Që prej asaj dite dy nipat e tij ishin kthyer në truproja.
Gerti Goxhaj rezulton të jetë ndaluar për një sasi të madhe hashashi të kapur në Morinë, ndërsa Besnik Sulku është vëllai i Ilirjan Sulkut, vrarë në një atentat me mesnatën e 6 prillit në Rotërdam të Holandës, në një parkim. Pas identifikimit të tij nga ana e policisë holandeze, më datë 16 prill u aludua se vrasja kishte lidhje me konflikte më të hershme.
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...